Ballina Aktualitet AKU bllokon kontenierin me 27 ton mish nga Brazili, çfarë përmbajtje u...

AKU bllokon kontenierin me 27 ton mish nga Brazili, çfarë përmbajtje u zbulua pas analizimit të monstrave

27 ton mish janë bllokuar sot gjatë një aksioni të AKU, pasi ka rezultuar me prezencë të salmonelës.

Konkretisht, trupat inspektuese e AKU-së në Durrës ka bllokuar një kontenier me ngarkesë rreth 27 ton mish, fileto pule, që vinte nga Brazili dhe pas analizimit të monstrave kanë rezultuar me prezencë salmonele.

Inspektorët e AKU-së ndaluan hyrjen e ngarkesës në sasinë 27 ton mish në territorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.

Gjatë këtij viti nga AKU janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 7 kontenierë të tjerë, me 180 tonë mish.

Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 259 kontenierë, ku secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet.