Ballina Kryesore Akuzat për përdhunim/Cristiano Ronaldo: E di që jam një shembull për të...

Akuzat për përdhunim/Cristiano Ronaldo: E di që jam një shembull për të gjithë

Cristiano Ronaldo ka reaguar mbas akuzave për të, ku ishte i akuzuar për përdhunim. Në një konferencë për shtyp ai deklaron që është shumë i sigurtë që akuzat e bëra ndaj tij do dalin të pavërteta. Ai shprehet që është shembull si brenda po ashtu dhe jashtë fushës dhe që është i lumtur që luan për një klub fantastik.

“E di që jam shembull. E di 100% këtë gjë që jam shembull si brenda në fushë po ashtu dhe jashtë saj. Gjithmonë jam i qeshur. Jam një njeri i lumtur, jam i bekuar që po luaj për një klub fantastik, kam një familje fantastike, kam katër fëmijë, jam i shëndetshëm, pra kam gjithçka. Gjithë pjesa tjetër nuk ndikon në mua, kështu që jam shumë krenar. Jam me të vërtet i lumtur. Deklarata u bë 2 javë më parë në mos gabofsha. Sigurisht që nuk do gënjej për këtë situatë. Jam shumë i lumtur. Avokatët e mi janë plot me besim dhe sigurisht gjithashtu dhe une. Gjëja më e rëndësishmë është qëe shijoj futbollin, e shijoj jetën time, kam njerëz që kujdesen për mua dhe sigurisht e vërteta vjen në radhë të parë, kështu që jam mirë.” deklaroi ai.