Ballina Kryesore Akuzat për përdhunim, reagon për herë të parë Cristiano Ronaldo

Akuzat për përdhunim, reagon për herë të parë Cristiano Ronaldo

Ylli portugez Cristiani Ronaldo i ka mohuar në mënyrë kategorike vërtetësinë e akuzave për përdhunim, teksa insiston se ka një ndërgjegje të pastër dhe do të presë me qetësi deri në fund rezultatin e investigimit.

Në një reagim pak momente më parë, Ronaldo ka reaguar në faqen zyrtare në “Twitter”:“I mohoj në mënyrë kategorike akuzat ndaj meje. Përdhunimi është një krim i neveritshëm”, shkruan portugezi fillimisht.

“Megjithëse dua që këto akuza të largohen sa më shpejtë, refuzoj të them gjëra që do t’i shërbenin spektaklit mediatik të krijuar nga njerëz që kanë në mendje vetëm të promovojnë veten e tyre në kurrizin tim”.

“Ndërgjegjja ime e pastër do të më lejojë të pres me qetësi rezultatin e investigimit të kësaj çështjeje”, përfundon statusi i Ronaldos.

Kujtojmë që fituesi i pesë herë i “Topit të Artë” është akuzuar nga një grua amerikane për përdhunim në një hotel të Las Vegasit në vitin 2009.