Ballina Kryesore Aloe Vera- bima e parajses. 200 përbërësit biologjikë natyralë te kësaj bime

Aloe Vera- bima e parajses. 200 përbërësit biologjikë natyralë te kësaj bime

Për Egjiptianët ajo ishte bima e përjetësisë, ndërsa për gjithë të tjerët është bima e parajsës. Ka shumë arsye përse Aloe Vera konsiderohet një bimë me vlera të pamohueshme shëndetësore. Shumë prej lexuesve tanë e mbjellin Aloe Verën në shtëpitë e tyre për t’u përballur me të papritura si gërvishtjet, prerjet dhe djegiet. Por ka përfitime të tjera që vijnë nga konsumimi i Aloe Verës.

Kjo bimë ka 200 përbërës biologjikë natyralë që përfshijnë polisakaride, vitamina, enzima, amino acide dhe minerale. Sipas shkencëtarëve, Aloe Vera ka përbërës anti bakterialë, anti-viralë dhe kundër mykut që ndihmojnë sistemin imunitar të pastrojë trupin nga toksinat dhe substancat e dëmshme.

Aloe Vera ka plot minerale përfshirë kalciumin, magnezin, zinkun, kromin, seleniumin, hekurin, kaliumin, bakrin dhe manganin. Këto minerale bashkëpunojnë më së miri për të fuqizuar metabolizmin. Aloe Vera ka në përmbajtjen e vet enzima të rëndësishme që ndihmojnë me tretjen duke zbërthyer molekulat e yndyrës dhe sheqerit, por edhe reduktuar inflamacionet e ndryshme. Sipas studimeve, Aloe Vera përmban vitaminën B12 që është e nevojshme për prodhimin e rruazave të kuqe. 

Aloe Vera është një burim i pasur i vitaminave A, C, E, B1, B2, B3, B6 dhe acidit folik. Aloe Vera përmban 20 nga 22 amino-acidet thelbësore, për të cilat ka nevojë trupi dhe që shërbejnë për të luftuar bakteret dhe viruset. Aloe Vera largon toksinat nga stomaku, veshkat, shpretka, fshikëza, mëlçia dhe zorra e trashë. Ajo ndihmon me tretjen, ulcerën dhe inflamacionin në stomak. Aloe Vera fuqizon sistemin tretës dhe ndihmon me problemet e kockave.

Si mund të konsumohet Aloe Vera? Aloe Vera mund të përgatitet në mënyra të shumta. Ekspertët thonë që preferencat e njerëzve variojnë duke qenë se shija e saj është e hidhur. Aloe Vera qërohet, shtypet me një lugë ose pirun dhe hahet. Megjithatë ekzistojnë metoda të tjera që synojnë të minimizojnë shijen e hidhur të bimës. Disa e vendosin atë në ujë dhe më pas e pijnë ujin të nesërmen. Disa të tjerë e shtrydhin së bashku me lëngun e portokallit apo të qitros. Ka të tjerë që përziejnë mjaltin me ekstraktin e Aloe Verës. Ekspertët sugjerojnë që mos të përdoret lëkura e bimës sepse nuk ka vlera shëndetësore dhe mbit të gjitha sjell probleme në tretje. 

LEXO EDHE:  Kujdes me shpimin e veshit te fëmijët, ja rreziqet që u kanosen