Ballina Kryesore Altin Basha “shpërthen” kundër Laert Vasilit: O ti patriot i madh, zëdhënës...

Altin Basha “shpërthen” kundër Laert Vasilit: O ti patriot i madh, zëdhënës i qeverisë!

Të ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News, dy regjisorët Alti Basha dhe Laert Vasili, u përplasën, duke hedhur akuza të forta ndaj njëri-tjetrit.

Basha e ka cilësuar Vasilin si “zëdhënës të qeverisë”, ndërsa ky i fundit e akuzoi për estetikën dhe skeçet e përdorura në emisionin humoristik “Portokalli”, duke u shprehur se po sulmon artin shqiptar.

Pjesë nga debati:

Vasili: Të shohësh me nihilizëm kryeministrin shqiptar në Kosovë dhe dy duar që bashkohen me një flamur dhe të thuash jo nuk duhet folur për bashkimin e trojeve, më fal…

Basha: Kush e tha këtë?

Vasili: Bashkimi i trojeve duhet të ishte bërë dje jo në 2025-n.

Basha:O ti patriot i madh, kush e tha që Shqipëria dhe Kosova nuk duhet të bashkohen në 2025-n? Ajo që unë thashë ishte kjo, është propagandë pasi jemi dy shtete jo funksionale. Kemi probleme të mëdha ekonomike. Ne nuk njihemi ti thua bashkim kombëtar. E dini shumë mirë çfarë ndodh atje?

Vasili: Unë pashë festivalin mbarëkombëtar të teatrit, unë pashë trupa që erdhën nga Kosova.

Basha: Festivali mbarëkombëtar i teatrit është një tjetër akte propagande i qeverisë shqiptare.

Vasili: Ti more çmim, pse nuk e refuzove.

Basha: E meritova.

Vasili: Këtej thua propagandë, këtej pranon çmimin.

Basha: O ti zëdhënës i qeverisë shqiptare dhe i bashkisë së Tiranës.

Vasili: Qetësohu pak me këto emërtime. Ti je përgjegjës edhe për estetikën që lëshon prej 14 vjetësh ndaj artit shqiptar dhe je përgjegjës për skeçet tek Portokalli. Mos më thuaj zëdhënës i qeverisë dhe bashkisë.

Basha: Ti nuk je zëdhënës i Leart Vasilit për sa kohë më thua mua që po kritikoj qeverinë.

Vasili: Ke ardhur për të nxirë një situatë dhe thua propagandë, propagandë.

LEXO EDHE:  DEBATI/ "3 lëndë në 6 orë", Vokshi "thumbon" ministren në Komision: Kush e mori vendimin, prindërit apo Rama?

Basha: Nëse ty të duket Shqipëria si Gjermania s’kam çfarë të them.