Ballina Aktualitet Altin Basha shpërthen ndaj Kumbaros dhe Ramës: Ministrja thyen çdo gjë që...

Altin Basha shpërthen ndaj Kumbaros dhe Ramës: Ministrja thyen çdo gjë që prek, ndërsa kryeministri…

I ftuar në emisionin “Arkapia” në Ora News, regjizori i “Portokalli”, Altin Basha,  ka shpërthyer ndaj kryeministrit duke pranuar se është zhgënjyer sepse arti dhe kultura janë jashtë vëmendjes së tij.

Kritikat e tij të forta nuk i ka shpëtuar as ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, duke u shprehur për të se “thyen çdo gjë që prek”.

“Është i pafalshëm dështimi i plotë i kalendarit kulturor në Kosovë. I pafalshëm mungesa e komunikimit me produktin kulturor në Maqedoni. Është e gjitha pluhur mediatik. Nuk ekziston një marrëdhënie kulturore me Kosovën. E gjitha e dështuar, jo produktive.

Mendoj se ekzistojnë resurset, mundësitë, mekanizmat që këto të bëhen efektive. Në këtë kuptim mendoj se gjithçka ka prekur zonja Kumbaro e ka thyer. Prandaj e quaj një elefant në dyqanin e qelqurinave. Mbyllja e festivalit të të rinjve i nxorri jashtë sistemit teatror të rinjtë.

Është e pabesueshme që në momentin kur Shqipëria ka në krye të qeverisë një artist Shqipëria të ketë situatën më të keqe.

Nuk dua të dal në tezat që kryeministri nuk është i informuar për gjërat, nuk i di realetet. Çështja është se arti dhe kultura janë jashtë vëmendjes së tij dhe ky është një zhgënjim shumë i madh, jo vetëm për rëndësinë që ka arti e kultura por edhe për faktin që kryeministri është artist.

Qendra e artit që zonja Kumbaro e mbylli është ideuar në kohën e Ramës ministër, dhe për fat të keq, Rama ministër me Ramën e sotme kanë shumë ndryshim. Në atë kohë ishte shumë më tepër artist e më pak politikan, sot është më shumë politikan e më pak artist në kuptimin e sjelljes ndaj politikave teatrore”, u shpreh regjizori i njohur.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Deputeti i PD zbardh emrat, ja kush janë dy ministrat nën hetim nga prokuroria