Ballina Kryesore AMA mbyll përfundimisht transmetimet analoge

AMA mbyll përfundimisht transmetimet analoge

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka mbyllur transmetimet analoge audiovizive për qarqet e Tiranës dhe Durrësit.

Nga dita e sotme dhe në vijim, në këto dy qarqe ku banojnë rreth 1/3 e popullsisë së Shqipërisë, transmetimet televizive do të jenë vetëm dixhitale.

Fikja e transmetimeve analoge nga televizionet kombëtare apo ato lokale e rajonale është shoqëruar edhe me mbylljen e transmetimeve dixhitale të palicencuara.

Duke e konsideruar një hap të rëndësishëm për dixhitalizimin, AMA falenderon të gjithë operatorët televizivë që u treguan bashkëpunues në këtë proces jetik për tregun e transmetimeve audiovizive, ndërsa qytetarët do të përfitojnë një transmetim më cilësor të sinjalit dhe në përfundim të këtij procesi do të ndjekin 34 kanale pa pagesë nga paketat programore publike dhe private që janë në transmetim.