Ballina Kryesore Ambasada Amerikane jep një njoftim të ri për Lotarinë, evitoni këtë gabim

Ambasada Amerikane jep një njoftim të ri për Lotarinë, evitoni këtë gabim

Edhe pse kanë kaluar disa ditë që nga hapja e aplikimeve për Lotarinë Amerikane, Ambasada e USA në Tiranë ka dhënë sot një tjetër keshillë me vlere për të gjithë ata që janë të interesuar dhe ende nuk e kanë plotësuar formularin e aplikimit.

Me një shënim në faqen e vet në Facebook, Ambasada Amerikane kujton të gjithë të interesuarit ta plotesojne vetë formularin .

“Plotësojeni vetë formularin tuaj. Lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit 👉https://bit.ly/2l7myjg dhe shihni këtë video që ju tregon në shqip hap pas hapi si të plotësoni formularin tuaj 👉 https://bit.ly/2RC6zZI“- shkruhet në faqen e ambasadës.