Ballina Kryesore Ambasada Amerikane ka një njoftim të rëndësishëm, ja për çfarë bëhet fjalë

Ambasada Amerikane ka një njoftim të rëndësishëm, ja për çfarë bëhet fjalë

Ambasada Amerikane ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata qytetarë që janë të interesuar për vizat.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” Ambasada këshillon qytetarët që mos të bien pre e mashtrimeve kur aplikojnë për viza.

Ambasada thekson se për çdo pyetje aplikuesit, duhet të kontaktojnë në adresat zyrtare të ambasadës.

“🇦🇱 | Mbroni veten nga mashtrimet me vizat. Të gjitha korrespondencat nga Sektori Konsullor vijnë nga adresa jonë zyrtare e postës elektronike ([email protected]) dhe i gjithë informacioni në lidhje me shërbimet tona është i publikuar në faqen tonë zyrtare: https://al.usembassy.gov/
Nëse mendoni se po ju mashtrojnë – më njoftoni! Nëse keni pyetje në lidhje me aplikimin tuaj për vizë, unë jam këtu për t’ju ndihmuar! 👉 #AskAnna 👩💻”, shkruan Ambasada Amerikane.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook