Ballina Aktualitet Anija me flamurin shqiptar përplaset me shkëmbinjtë në Greqi

Anija me flamurin shqiptar përplaset me shkëmbinjtë në Greqi

Një anije me flamurin shqiptar është përplasur në bregdetin e Lefkadhës në Greqi në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Anija “Koravi” është përplasur me shkëmbinjtë në zonën detare të Akrotirio Doukatou.

Mësohet se anija po transportonte 1900 ton hekur nga Amaliadha Volo për në Shqipëri. Mësohet se tetë pjesëtaret e ekuipazhit janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.

Nga të dhënat e para nuk bëhet me dije shkaku i aksidentit, ndërsa pritet që grupi hetimor të zbardhë të gjithë dinamikën e ngjarjes, e cila i shkaktoi përplasjen anijes në bregdet.

Anija e cila mbante flamurin shqiptar është përplasur me shkëmbinjtë nënujorë.