Ballina Kryesore “Do ankohem te FIFA për zgjedhjet”, Duka i kthen ‘reston’ Bashkim Finos:...

“Do ankohem te FIFA për zgjedhjet”, Duka i kthen ‘reston’ Bashkim Finos: U pa nga të gjithë që…

Pas reagimit të kandidatit tjetër për humbjen në garën për kreun e FSHF-së, Bashkim Fino, i cili u shpreh se do të ankohet te FIFA dhe KAS, ka reaguar fituesi i mandatit të pestë në krye të këtij institucioni, Armando Duka.

Në raundin e dytë, Duka mori 38 vota përballë 24 votave të Finos, ndërsa 3 vota dolën të pavlefshme.

Në një deklaratë për mediat, duke iu përgjigjur akuzave të Finos, Duka u shpreh se: “Të gjithë panë dhe demonstruan një nivel të lartë të organizimit të votimeve. Nuk jam trup gjykues, jam President i sapo zgjedhur dhe do angazhohem për të plotësuar premtimet e mia”.

Duka gjithashtu vlerësoi maksimalisht organizimin e procesit të votimit në Asamble.

LEXO EDHE:  Braçe-Finos: Bashkim, nëse e rrëzon këtë skemë-instrument, e ke shpëtuar njëherë e përgjithmonë futbollin

“Nga të gjithë problematikat se është diskutuar gjatë, ka shumë gjëra që do reflektojmë dhe t’i përmirësojmë për të mirë e futbollit në të ardhmen. Jam i lumtur dhe për mënyrën si u zhvillua kjo asamble. Sot kemi bërë shumë punë për demokracinë e organizimit të zgjedhjeve”, deklaroi Duka.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook