Ballina Kryesore Arra miku ynë më i mirë. Mëso më shumë për të

Arra miku ynë më i mirë. Mëso më shumë për të

Arrat janë përdorur me mijëra vite si ilaç kurues dhe konsiderohet si ushqim bombë për trurin dhe trupin e njeriut. Pikërisht arra është fruti që preferohej dhe përdorej më shumë nga mbretërit në Persinë e lashtë. 

Studiuesit janë tepër të bindur rreth vetive të këtij fruti të thatë dhe paralajmërojnë që dhe cipa e këtij fruti mund të përdoret pasi përmban rreth 70% të fenoleve të cilat janë tepër të rëndësishme për shëndetin tonë. 

Më poshtë po ju rendisim 17 përfitime që sjell konsumimi i arrave : 

  1. Ushqen trurin. Acidet yndyrore Omega-3 gjenden me shumicë tek arrat.Ndihmon për kujtesën dhe luftojnë depresionin.
  2. Janë tepër ushqyese. Përmbajnë Omega 3, vitamina, acide yndyrore, lecitinë dhe yndyrna të shëndetshme.
  3. Sasi të lartë të vitaminës E, mangan, magnez,fosfor dhe hekur.
  4. Rigjeneron qelizat, rrit imunitetin dhe parandalon shumë sëmundje.
  5. Ul kolesterolin e keq dhe mbron zemrën.
  6. Ushqen lëkurën, zbardh rrathët poshtë syve dhe relakson indet.
  7. Ndihmojnë në mbarëvajtjen e zhtatëzanisë tek gratë shtatëzëna.
  8. Parandalon kancerin ë omega3, antioksidantëve dhe fitosteroleve.
  9. Lufton diabetin e tipit 2.
  10. Arrat nuk të shëndoshin, përmban proteina dhe fibra.
  11. Ndihmon në cilësinë e spermës për shkak se janë të pasura me linoleikë.
  12. Ndihmon për ë gjumë të qetë sepse përmban melatoninë e cila është ë hormon i rëndësishëm për gjendjen e gjumit.
  13. Janë të përkryera për shëndetin e kockave.