Ballina Kryesore “Arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm, reagon Basha: Duhet të ishte në...

“Arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm, reagon Basha: Duhet të ishte në qeli, loja Rama-Tahiri vazhdon

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të lënë në “arrest shtëpie”, ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.

Përmes një statusi në “Facebook”, Basha thotë se loja Rama-Tahiri vazhdon dhe thekson se ish-ministri duhet të ishte në qeli.

Sipas kreut të PD, arresti i shtëpisë për Saimir Tahirin është mashtrimi i radhës i Edi Ramës ndaj shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Madje Basha deklaron se ky vendim tregon edhe se lëvizjet e paligjshme në prokurori kanë për qëllim mbylljen e dosjes “Tahiri”.

Reagimi i plotë
Loja Rama –Tahiri vazhdon.
Arresti i shtëpisë i Saimir Tahirit nuk është vendim i drejtësisë, por vendim politik i Edi Ramës. Ky është dorëzimi i kontrolluar që paralajmëruam vetëm 3 ditë më parë, pjesë e paktit mafioz Rama-Tahiri.
Saimir Tahiri duhet të ishte sot në qeli dhe jo në arrest shtëpie. Qeveri partnere kanë sjellë javët e fundit të tjera prova që rikonfirmojnë se Saimir Tahiri ishte pjesë aktive e organizatës kriminale të Habilajve për trafikun e drogës.
Arresti i shtëpisë për Saimir Tahirin është mashtrimi i radhës i Edi Ramës ndaj shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Kjo është po kështu prova se lëvizjet e paligjshme në prokurori kanë për qëllim mbylljen e dosjes Tahiri.
Tahiri nuk burgoset dhe as nuk dënohet sepse e mbron dhe e ruan Rama. Sepse Tahiri dhe Rama janë një.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook