Ballina Kryesore “Arrest shtëpie” për Tahirin, vjen reagim i parë nga opozita

“Arrest shtëpie” për Tahirin, vjen reagim i parë nga opozita

Pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ka ardhur reagimi i parë nga opozita.

Ka qenë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila përmes një statusi në “Facebook”, shprehet se rilindasit janë bërë shumë të parashikueshëm.

Reagimi i Kryemadhit
E kisha thënë!

Rilindasit janë bërë shumë të parashikueshëm!

Gjithë ai nxitim; hiq, shkarko, shantazho, këtu do të dilte, për më tepër në ditën kur vëmendja e publikut është te ministri aktual dhe përgjegjësitë e tij, del në skenë ish ministri.

LEXO EDHE:  "Loja sapo ka filluar. Nuk keni parë asgjë akoma”, reagon Paloka

Një figure e djegur që përdoret dhe shantazhon sipas rastit ish kolegët!

Tashmë drejtësia vdiq plotësisht për t’ia lënë vendin përballjes së bandave dhe grupimeve ne PS.

Tashme padrejtësia është përballë popullit , sepse drejtësia ka mbetur peng në duart e Edi Ramës dhe bandës së tij.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook