Ballina Aktualitet Arrestohen dy persona në Berat, ja për çfarë akuzohen

Arrestohen dy persona në Berat, ja për çfarë akuzohen

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Beratit me akuzën e dhunës në familje.

Uniformat blu kanë arrestuar shtetasin Shpëtim K, 41 vjeç. Arrestimi i tij u krye pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases F.K, 39 vjeçe, banuese në Berat.

Në pranga ka rënë gjithashtu shtetasi Fatmir M, 50 vjeç. Ai akuzohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases R.M, 47 vjeçe, banuese në Berat.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook