Ballina Kryesore Arrestohet 20 vjeçari, kishte hakeruar 3000 adresa rrjetesh sociale

Arrestohet 20 vjeçari, kishte hakeruar 3000 adresa rrjetesh sociale

Një haker 20-vjeçar që vidhte të dhëna nga profile të ndryshme në rrjetet sociale është arrestuar nga Policia e Tiranës pas 6 muaj hetimesh.

Arsimi i këtij personi ishte 9 vjeçar dhe shpesh ka punuar në pikat e internetit dhe si lavazhier.
Hakeri Arben Bozhiqi dyshohet se ka ndërhyrë në mbi 3000 adresa të rrjeteve sociale të shtetasve shqipëtarë dhe të huaj.

Hetimet pët të kanë nisur mbas një denoncimi të një qytetari 6 muaj më parë ndërsa hetuesit e krimeve kompjuterike janë befasuar kur në kompjuterin dhe celularin e tij u gjetën të dhlna për 1200 emaile, 400 kode për hyrje në adresa të rrjeteve sociale si dhe adresa të tjera me të dhëna të rreme.