Ballina Aktualitet Arrestohet 25-vjeçari pas kontrollit që i bëhet makinës së tij

Arrestohet 25-vjeçari pas kontrollit që i bëhet makinës së tij

Pas kontrollit që iu bë nga forcat policore në qytetin e Beratit, arrestohet i riu 25-vjeçar Virjon Cora, banues në Allias, Tiranë. 25- vjeçarit iu gjet një sasi kanabisi brënda automjetit të tij tip Benz ML.

Njoftimi i forcave të rendit :

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Virjon Cora, 25-vjeç, banues në Allias, Tiranë.

Arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip Benz ML iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogel lënde narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.