Ballina Kronike Arrestohet inspektori i repartit “Shqiponja”, dekonspironte operacionet e policisë

Arrestohet inspektori i repartit “Shqiponja”, dekonspironte operacionet e policisë

SHPËRNDAJE

Një inspektor i policisë është arrestuar pasi akuzohet për dekonspirim të veprimeve të policisë.

Në pranga është vënë shtetasi Engrid Hënaj, me detyrë trup shërbimi në repartin “Shqiponja”, i cili ka bashkëpunuar me shtetasin F.L, i arrestuar për vjedhje.

“Ky arrestim u bë i mundur pas një hetimi të përbashkët me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, duke aplikuar metoda speciale të hetimit, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Përkrahje të autorit të krimit” parashikuar nga nenet 248 dhe 302 i Kodit Penal. Nga hetimi ka rezultuar se ky punonjës policie në disa raste ka bashkëpunuar me shtetasin F.L., i arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim me shumë se një herë” parashikuar nga neni 134/2”, thuhet në njoftimin e policisë.

SHÇBA ka siguruar prova se kundrejt marrjes së shumave të ndryshme të parave dhe favoreve të tjera, punonjësi i policisë, në shumë raste i jepte informacione mbi veprimet policore që kryheshin, shtetasit të mësipërm dhe personave të tjerë të implikuar ne veprimtari kriminale.

Ndërkohë që vazhdojnë hetimet për implikimin e punonjësve të tjerë të policisë të përfshirë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

Comments

comments