Ballina Kryesore Arrestohet mjeku popullor “Burdushi”. Ndër akuzat që rëndojnë mbi të është dhe...

Arrestohet mjeku popullor “Burdushi”. Ndër akuzat që rëndojnë mbi të është dhe ai i ushtrimit të profesionit të mjekut në mënyrë të kundraligjshme

Është arrestuar sot, nga policia e Kosovës, mjeku popullor Hysri Peqani ose i njohur ndryshe si “Burdushi”.  Mbi të rëndojnë akuzat : “armëmbajtje pa leje” dhe ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore”.

Veprimtaritë e paligjshme të Burdushit mund ti kushtojnë atij të paktën 12 vite burg. Në një kontroll të imtësishëm nga policia, në shtëpinë e tij janë gjendur armë,plumba,para, CD, telefona celularë dhe vula të ndryshme.

Janë sekuestruar të gjitha mjetet e paligjshme të gjetura dhe madje dhe 3 automjete të cilat nuk dihet ende nëse janë në pronësi të tij.