Ballina Bota Arrestohet pornostarja e njohur amerikane, lidhja e saj me Donald Trump dhe...

Arrestohet pornostarja e njohur amerikane, lidhja e saj me Donald Trump dhe për çfarë akuzohet

Pornostarja e njohur amerikane, Stormy Daniels, është arrestuar në Columbus, në Ohio.

Ajo përfundoi në qendër të mediave amerikane por dhe botërore, pasi zbuloi se ishte paguar 130 mijë dollarë për të heshtur, për një marrëdhënie që kishte pasur me Presidentin Donald Trump.

Lajmin e bën të ditur avokati i saj, duke thënë se bëhet fjalë për “motive politike”. Gruaja është ndaluar teksa performonte në një ‘stripclub’.

39-vjeçarja akuzohet se ka lënë klientët ta preknin, duke thyer kështu ligjet e Shtetit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook