Ballina Kryesore I arrestuan të dashurin për trafik kokaine, moderatorja shqiptare merr vendimin e...

I arrestuan të dashurin për trafik kokaine, moderatorja shqiptare merr vendimin e papritur

Moderatorja e njohur Viola Spiro qëndroi për disa kohë në qendër të mediave rozë pasi i dashuri i saj Valentin Selaj u bë kryefjala e mediave italiane, pasi cilësohej si trafikant droge.

Ndërsa moderatorja nuk dha asokohe asnjë sqarim, ajo vazhdoi punën e saj në ekran.

Viola moderoi emisonin sportiv gjatë Kampionatit Botëror në TVSH.

Por mesa duket kjo do të jetë edhe eksperienca e fundit në ekran për të.

E ftuar së fundmi në emisionin “Pushime on Top”, Viola është shprehur se ka plane për t’u larguar nga Shqipëria.

“Kam një mendje të largohem pak jashtë shtetit dhe të zhvendosem tek prindërit në Amerikë. Dua të bëj edhe një specializim atje dhe të shkëputem pak. Ndaj nëse nuk më shikoni në shtator, dijeni se kam ikur jasht. Unë kam jetuar shumë kohë jashtë dhe nuk e mendoj dot që të jetoj në një vend”, u shpreh moderatorja.

Më tej, Viola rrëfeu se i është dashur shumë punë për të bindur shikuesit se ishte e aftë në prezantim dhe për këtë është paragjykuar.

“Jam ndjerë shumë e paragjykuar dhe ndihem në shumë raste edhe tani. Pavarësisht se situata ka ndryshuar pak. Në momentin që je e pashme në ekran, njerëzit nisin të të paragjykojnë se ndodhesh aty vetëm për aq. Dhe duhet t’i bindësh sesa e aftë je. Me ekperiencën e fundit të Botërorit jam ndjerë shumë mirë”, përfundoi ajo.