Ballina Kryesore “Asgjë s’ka ndryshuar, shoferi i dehur për pushtet rikonfirmoi ministrat e dështimit”,...

“Asgjë s’ka ndryshuar, shoferi i dehur për pushtet rikonfirmoi ministrat e dështimit”, deputetja e PD flet për qeverinë e re

Pas publikimit të kabinetit të ri qeveritar, “Rama 2”, ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi.

Nëpërmjet një postimi në faqen e saj në “Facebook”, Vokshi shkruan se asgjë nuk ka ndryshuar dhe se qeveria “Rama 2 është një lajm i keq.

Sipas saj, janë rikonfirmuar ministrat e skandaleve dhe të dështimit, të cilët i quan “bashkëfajtorë të korrupsionit”.

Statusi i deputetes së PD-së
“Tepsia “Rama2” sapo doli nga furra… E servirur bashkë me një “kokteil” interesash nga trashgimtarë politikë të Enverit.
Për të gjithe ata që shpresonin ndryshim në këtë mandat qeverisje…Qeveria Rama 2 është një lajm I keq… Asgjë s’ka ndryshuar..
Rama Rikonfirmoi ministrat e skandaleve dhe dështimit…
Bashkëfajtorët e korrupsionit rikthehen si ministra nën “sekuestro”…të Edi Ramës, shoferit të dehur për pushtet…”