Ballina Kryesore Ashensor për të shkuar në hapsirë?

Ashensor për të shkuar në hapsirë?

 

Si mendoni, do jetë diçka e realizueshme apo thjesht do të mbetet projekt?

Do të dëshironit të udhëtoni për 9 ditë me ashensor për të arritur hapsirën?
Një kompani ndërtimi e quajtur Obayashi Corporation dëshirojn që këtë gjë ta bëjë realitet dhe në fakt ata janë duke punuar me këtë gjë. Kjo kompani për herë të parë i paraqiti planet dhe projektin e saj në vitin 2012 dhe kan si plan që ky projekt të bëhet realitet dhe gati në vitin 2050.

Por, ndërsa kompania mendon që ky plan është real, po ashtu bëjnë të ditur që teknologjia ekzistuese akoma nuk është e mjaftueshme për ta realizuar këtë plan.

Plani ka si qellim që një stacion të jetë në tokë dhe stacioni tjetër të jetë rreth 35,405 kilometra larg me një stacion hapsinor. Do të ketë mbi 95,000 kilometra kabëll karboni dhe mendohet afërsisht se do marrë mbi 20 vjet për tu ndërtuar ky kabëll i cili nevojitet për të bashkuar stacionet.