Ballina Kryesore “Ata donin të ngopnin shqiptarët me tonelata retorike”, Vasili thumbon qeverinë me...

“Ata donin të ngopnin shqiptarët me tonelata retorike”, Vasili thumbon qeverinë me shprehjen e Faik Konicës

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e ka nisur ditën e sotme me një postim ndryshe.

Duke cituar një shprehje të Faik Konicës, të thënë 120 vjet më parë, Vasili thekson se politikanët po i mbushin shqiptarët me tonelata retorike, të ngjyrosur shëmtuar prej padijes.

Postimi i plotë
Shqiptaret degjojne perdite tonelata me retorike qeveritare te ngjyrosur shemtuar prej padijes.
Ja çfare thoshte 120 vjet me pare Faik Konica: Ata që do donin t’i ngopnin shqiptarët me retorikë, në vend të urojnë zhvillimin intelektual të tyre, japin provën më të qartë të armiqësisë së tyre ndaj shqiptarëve. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook