Ballina Kronike Atentat në Shkodër. Vdes në spital njëri nga viktimat

Atentat në Shkodër. Vdes në spital njëri nga viktimat

Atentat kundrejt Fatos Ferracakut dhe Fatmir Mehajt në Shkodër. Mësohet se kanë qenë pikërisht dy persona me maskë dhe motorr të cilët u janë afruar dhe i kanë qëlluar me plumb në kokë. 

Janë dërguar me urgjencë në ambientet spitalore ku Ferracaku ka ka ndërruar jetë, pasi nuk ka përballuar plagët e rënda të marra gjatë atentatit, panvarësisht përpjekjeve të mjekëve, Ndërsa miku i tij është ende në trajtim mjekësor. 

Burimet policore janë vënë në ndjekje të autorëve dhe kane gjetur të djegur motorrin me të cilin u krye krimi,  por asnjë shenjë e autorëve. 

Bëhet me dije se Fatos Ferracaku merrej me tregtinë e peshkut dhe nuk bëhet e ditur ende nëse bëhet fjalë për hasmëri.