Ballina Aktualitet “Atentati në ish-Bllok, zbulohet lidhja e ish-ministrit Tahiri me Ervin Matën”

“Atentati në ish-Bllok, zbulohet lidhja e ish-ministrit Tahiri me Ervin Matën”

Në një komunikim me gazetarët kreu i PD-së, Lulzim Basha foli për ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në zonën e ish- Bllokut në Tiranë, aty ku humbi jetën një person dhe u plagosën 3 të tjerë.

Sipas tij ngjarja në Tiranë që u shit si përplasje për një këngëtare është zbuluar se është përplasje për pazare droge.

Po kaq ai për herë të parë nxorri në pah emrin e Ervin Matës. Basha tha se ka miqësi me Saimir Tahirin dhe kane qene bashke ne Gjermani, rreth 1 vit me parë.

“Në të janë përfshirë trafikantë të njohur dhe dokumentuar me lidhje nga pushteti. E mbani mend, kur Tahiri u nis për Gjermani pasi iu kthye pasaporta? Ishte në Gjermani me këtë Matën e përfshirë në sherrin me armë në lokal mes bandave rivale. Ka ndodhur në një lokal të preferuar të Ahmetajt dhe të ministrave dhe deputetëve të tjerë, në zemër të Tiranës”, tha Basha.

Ngjarja
Të enjten e kaluar më 4 tetor, ndodhi ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin, në lokalin “Monopol” në pronësi te Redi Poleskut, ku një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën. Fillimisht u tha se përplasja ishte mes Ervis Martinajt dhe Ervin Mates (i dashuri i Elvana Gjates). Më pas ngjarja doli një pistë e re, ku dyshohej se sherri ndodhi për këngëtaren, ndërsa sot Basha tha se motivi jane pazaret e drogës. Aktualisht Ervis Martinaj është i arrestuar ndërsa Ervin Mata në kërkim policor bashkë me komandon Merviol Bilo.

Saimir Tahiri