Ballina Kryesore Atletiko triumfon në Francë kundër Marsejës, shpallet fituese e Europa League

Atletiko triumfon në Francë kundër Marsejës, shpallet fituese e Europa League

Atletico Madrid është shpallur fituesja e Europa League, pasi mundi Marsejën në finale me rezultatin 0-3.

Në  “Parc Olympique Lyonnais” u zhvillua një sfidë pa histori, me “Los Colcheoneros” që kishin udhëtuar drejt Francës me synimin e qartë, për të marrë në shtëpi trofeun . 

Golat e suksesit të spanjollëve u realizuan nga francezi, Antoine Griezman (2 gola) dhe Gabi (1 gol).

LEXO EDHE:  "Skëndërbeu-Mllada" do të luhet në "Elbasan Arena", UEFA vendos ditën dhe orën e takimeve

Marseille nuk arrin dot të shkruajë historinë, duke mos arritur të fitojë trofeun e parë të Europa League.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook