Ballina Kryesore Atletja shqiptare që garon në emër të Greqisë,më e mira në Europë

Atletja shqiptare që garon në emër të Greqisë,më e mira në Europë

Shqiptarja me origjinë Korçare, Elina Xhengo është shpallur si atletja më e mirë Europiane për muajin tetor nga Shoqata Europiane e Atleteve. 

16- vjeçarja është shpallur dhe kampione bote në hedhje me shtizë, më 16 tetor, në Olimpiadën e Argjentinës, ku ka thyer rekordin me 63.34 m. E lindur dhe rritur në Halkidiki, vajza me origjinë Korçare konkuron në emër të Greqisë dhe vendlindjes së saj duke nderuar kështu të dy shtetet fqinje. 

Lajmi është shpërndarë nga të gjitha mediat greke ku është bërë simbol model dhe është konsideruar përgjigje për thirrjet raciste. 

Vlerësimi është arritur nëpërmjet një votimit online ku Elina Xhengo ka arritur 3.470 vota duke shënuar kështu votat maksimale dhe duke lënë pas konkurentët e tjerë.