Ballina Aktualitet Audiopërgjimi i PD, reagon ministri Xhafaj: Sharlatanë politikë si meritojnë shpjegimet

Audiopërgjimi i PD, reagon ministri Xhafaj: Sharlatanë politikë si meritojnë shpjegimet

Teksa opozita kërkon dorëheqjen e tij pas publikimit të një audiopërgjimi ku implikohet Agron Xhafaj, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka thyer heshtjen dhe ka pranuar të flasë publikisht.

Ndonëse kjo e sotmja ka qenë një ditë e ngjeshur, pasi zhvilloi një takim me Ramën në Kryeministri, apo dhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Presidencë, Xhafaj paralajmëroi një konferencë për mediat.

Që në nisje të fjalës së tij, Xhafaj hodhi poshtë çdo akuzë që opozita prej ditësh ka lëshuar ndaj tij.

Ai theksoi se shume kane folur këto ditë në emër të ligjit dhe moralit pas një raporti nga autoritetet italiane per vëllain e tij. Xhafaj tha se shumë janë rrekur të tregojnë ligjin dhe moralin.

“Sharlatanë politikë si meritojnë shpjegimet “, tha Xhafaj.

Pjesë nga deklarata
Shumë kanë folur këto ditë në emër të ligjit dhe të morali, në lidhje me pozicionin tim si ministri i  brendshëm, në raport me një vendim të Italisë dhe  një bisedë.

Nëse do të ishte për një pjesë të atyre në të mirën e përbashkët janë të paktë këta njerëz, janë rrekur të më tregojnë ligjin dhe të më vendosin përballë pasqyrës së moralit.

Unë sot nuk do të shpenzoja kohë dhe energji, për shpifësit dhe spekulantët politikë, sharlatanët politik dhe cdo lloj tjetër.

Për asnjë shkak dhe asnjë arsye morale dhe  ligjore nuk e meritojnë kërkesën për shpjegime politike.

Disa prej tyre meritojnë injorimin dhe përbuzje. Si funksionar i lartë publik, po e vendos sot veten time në pozicion natyror për të shpejguar gjithçka.

Si minsitër i brendshëm, si i akuzuar për lidhje me trafikuhn e drogës me vllain tim, qytetarët kanë të drejtë që të mësojnë se kush është minsitri që i drejton.

LEXO EDHE:  Pr/ligji për pakicat etnike, Vasili: Projekt politik që bie ndesh me Kushtetutën, mos e votoni!

Kjo më detyron që të bëj shpejgimin, që më takon.

Lidhur me cështje e dënimit të vllain tim, sic është e njohur ka marrë një dënim penal në Itali. Unë kam bërë deklarata të ndryshme në vite dhe kam sqaruar, por në interes të po e them dhe një herë. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2002.

Agron Xhafaj nuk do të bënte asnjë ditë burg, nëse do të bënte njohjen e vendimit penal në Shqipëri sipas ligjit shqiptar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook