Ballina Kryesore “Autogol spektakolar”, ish-ministri zbulon detaje të reja për “dëshmitarin X” në audio-përgjimin...

“Autogol spektakolar”, ish-ministri zbulon detaje të reja për “dëshmitarin X” në audio-përgjimin e Agron Xhafajt

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me çështjen “Xhafaj”, ku pas publikimit të një audiopërgjimi nga Partia Demokratike, pretendohet se vëllai i ministrit, Agron Xhafaj bashkëbisedon me një trafikant.

Përmes një statusi në “Facebook”, Manjani thotë se policia ka gjetur dhe ndaluar, “bashkëpunëtorin X”, në realizimin e audio-përgjimit, Albert Veliu.

Një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende nga policia, ndërsa Manjani thekson se ndalimi i Veliajt është një autogol.

Statusi i plotë
Tjetër fakt interesant.

Policia paska gjetur dhe ndaluar personin që ishte “bashkëpunëtori X”, në realizimin e audio-videos.

Shumë mirë!

Kjo do të thotë se:

1. Policia pranon se ai takim ka ndodhur. Pra audio dhe video shprehin një fakt që ka ndodhur.

LEXO EDHE:  Kapja e 613 kg kokainë, reagon ish-ministri, Manjani: Kur të fillojë larja e hesapeve do marrim vesh pronarët e saj

2. “Bashkepunëtorin X” ata e kanë zbuluar ose nga video ( që do të thotë se qenka autentike); ose nga bashkëbiseduesi (që do të thotë se takimi ka ndodhur). Ndryshe skishte se si ta merrte vesh emrin e bashkepunëtorit…

Pra policia pranon se ky takim ka ndodhur, është real dhe se audio-video shpreh një ngjarje të vërtetë!

Kjo e nxjerr edhe më zbuluar sesa dje Kryeministrin!

Autogol spektakolar!

Faqja e zezë veçse nxihet më shumë!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook