Ballina Aktualitet Avokatja e popullit: ligji njësoj për të gjithë. Veliaj mos fillo punimet...

Avokatja e popullit: ligji njësoj për të gjithë. Veliaj mos fillo punimet pa leje ndërtimi

Prej kohësh banorët e zonës së Unazës së re janë në protestë përsa i përket zgjerimit të Unazës. Përsa i përket nisjes së hetimeve mbi çështjen në fjalë, avokatja e popullit i ka bërë thirrje Kryebashkiakut Veliaj që të mos fillojë punimet pa u pajisur me leje ndërtimi, në të kundërt do të ishte shkelje e ligjit.

Avokatja e popullit i ka kujtuar gjithashtu Erion Veliajt se ligji është i njëjtë për të gjithë qoftë për qytetarët e thjeshtë apo për institucionet, ndaj duhet zbatuar.

Deklarata e plotë : 

“… institucioni e vlerëson si tepër të rëndësishme që asnjë ndërtim të mos nisë nga punimet pa u pajisur fillimisht me lejen përkatëse dhe ky duhet të jetë një standard i cili duhet të vlejë njëlloj si kur zbatohet mbi qytetarët ashtu edhe mbi institucionet shtetërore që ndërmarrin punime publike. Në një shtet të së drejtës, ligji duhet të vlejë për të gjithë njëlloj…”përfundon deklarata.