Ballina Kryesore Basha: Mijëra biznese mbyllën qepenat në janar, ndërsa Rama predikon dokrra për...

Basha: Mijëra biznese mbyllën qepenat në janar, ndërsa Rama predikon dokrra për rritje dhe mirëqenie

Përmes një postimi në “Facebook”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron se një numër i madh biznesesh ka mbyllur qepenat muajin që lamë pas.

Sipas Bashës vetëm në janar janë mbyllur 1747 biznese, e cila pasipas tij është 35% më e lartë krahasuar me një vit më parë.

“Zgjidhni vetë kujt i besoni, dokrrave që predikon Edi Rama për rritje dhe mirëqenie, apo vendimit të dhimbshëm që kanë marrë në janar 1747 biznese për të mos ushtruar aktivitetin, për shkak të taksave të larta, agresionit qeveritar, rënies së konsumit dhe mungesës së perspektivës”, shkruan ndër të tjera Basha në “Facebook”

Postimi i plotë
1747 biznese mbyllën qepenat për të mos i hapur më. Kjo shifër zyrtare, është vetëm për janarin që sapo kaloi, një përkeqësim prej 35 përqind krahasuar me një vit më parë.
1747 biznese që nuk munden më.
Zgjidhni vetë kujt i besoni, dokrrave që predikon Edi Rama për rritje dhe mirëqenie, apo vendimit të dhimbshëm që kanë marrë në janar 1747 biznese për të mos ushtruar aktivitetin, për shkak të taksave të larta, agresionit qeveritar, rënies së konsumit dhe mungesës së perspektivës.
1747 biznese vetëm në janar, që nuk munden më, janë ekonomia reale, janë dëshmia kritike per krizën e rëndë. Janë klithma urgjente për ndryshim të thellë politik dhe ekonomik.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook