Ballina Kryesore Basha nuk ndalet, “pushton”sërish nga foltoren e Kuvendit, Ruçi detyrohet të ndërpresë...

Basha nuk ndalet, “pushton”sërish nga foltoren e Kuvendit, Ruçi detyrohet të ndërpresë seancën deri në orën 13:00

Seanca e ditës së sotme ka qenë tepër e tensionuar, duke detyruar kryeparlamentarin Ruçi ta ndërpresë disa herë seancën e Kuvendit.

Por kur seanca rinisi sërish për herë katërt përfundoi me shtyrje në orën 13:00. Kryetari i Parlamentit u detyrua që të rilexojë rregulloren e Kuvendit, dhe në bazë të saj, nëse foltorja nuk zhbllokohet, detyrohet ta ndërpresë seancën.

“Seanca ndërpritet dhe fillon në orën 13:00”, deklaroi Ruçi.

Kryeparlamentari përjashtoi më herët për ditën e sotme kreun e PD-së Basha nga Kuvendi pas kërkesës së fortë të tij që sot në sallë të kishte debat për pr.vendimin e ngritjes së komisionit të Reformës Zgjedhore.

Por pavarësisht kësaj mase të marrë nga kryeparlamentari, Basha i shoqëruar nga deputetet e PD-së nuk kanë lëvizur nga foltorja duke detyruar Gramoz Ruçin të lexojë disa herë rregulloren e të ndërpresë plot katër herë seancën e Kuvendit.

Në rast se deputetet e PD-së dhe Basha nuk pranojnë të zhbllokojnë foltoren, rregullorja i jep të drejtë kryeparlamentarit të thërrasë forcat e gardës për t’i larguar

Megjithatë Ruçi është treguar “zemërgjerë” duke iu dhënë kohë demokratëve deri në orën 13:00 të lirojnë foltoren e Kuvendit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook