Ballina Kryesore Basha paralajmëron Ramën dhe Xhafajn: Larg duart nga Albert Veliu, përndryshe…

Basha paralajmëron Ramën dhe Xhafajn: Larg duart nga Albert Veliu, përndryshe…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa të mbajnë duart larg nga Albert Veliu.

Ky i fundit, është dëshmitari X që ishte pjesë e audiopërgjimit me vëllain i ministrit Xhafaj.

Basha paralajmëroi Ramën e Xhafën se nëse kërcënohet familja e Veliut do të marrin përgjigjen më të fortë nga opozita.

“Ja pse shteti i Ramës dhe Xhafajt është vërsulur për të kapur dëshmitarin Albert Veliu, kanë ushtruar terror për 72 orë mbi gruan e fëmijët e tij. Ja pse Fatmir Xhafaj nuk largohet nga posti. Largimi me urgjencë i Agron Xhafajt, terrori ndaj dëshmitarit, dhe aktiviteti për të prishur provat do ishte i pamundur nëse Xhafaj nuk do ishte ministër i Brendshë. Është aty për të garantuar zbatimin e këtij skenari kriminal. Për çdo hap që do ndërmarrë për të vënë në profesion Albert Veliun do të marrë përgjigjen më të ashpër nga PD, opozita dhe populli. I paralajmëroj të dy Ramën dhe Xhafajn para gjithë botës: Larg duart nga dëshmitari Albert Veliu”, tha Basha.

LEXO EDHE:  Stadium modern me 10 mijë vende në Kukës, shuma që i kërkohet qeverisë për ndërtimin e saj

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook