Ballina Kryesore Basha plas “bombën”: Ja faktet tronditëse që do publikojmë duke filluar që...

Basha plas “bombën”: Ja faktet tronditëse që do publikojmë duke filluar që nesër

Në takimin e jashtëzakonshëm të opozitës parlamentare në Durrës, kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka dërguar disa paralajmërime, kryeministrit dhe qeverisë.

Ai u shpreh se duke filluar që nesër, opozita do të publikojë fakte skandaloze të lidhjeve kriminale të qeverisë me biznesin e lojërave të fatit dhe të gjitha aferat e tjera.

“PD do publikojë fakte tronditëse që tregojnë si Rama dhe Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të shtënë në dorë lojërat e fatit dhe për t’i përdorur për pastrimin e parave të pista të kokainës dhe heroinës dhe aferave korruptive”, tha kreu i PD-së Basha nga Durrësi.