Ballina Kryesore Basha sfidon Ramën: A je gati për debat televiziv?

Basha sfidon Ramën: A je gati për debat televiziv?

Nga qyteti i Fierit ku lideri i opozitës ishte sot i bën një thirrje Kryeministrit Edi Rama për debat televiziv dhe për të prezantuar që të dy bashkë programet respektive hapur dhe pa dorashka në mënyrë që populli të vendosë më lehtë me votën e tij.

Sonte e ftoj këtu nga Fieri për një debat televiziv me kandidatin për kryeministër të republikës së re.  Edi Rama mund të shëtisës në Shqipëri duke treguar barcaleta, por nuk i çon dot 4 javë me barcaleta, eja në debat, bëj bilancin tënd, unë bilancin tim. Ti programin tënd unë programin tim dhe qytetarët të vendosin me votën e tyre. Ftesën e bëra publike, po nuk e pate dëgjuar po ta nis dhe me shkrim. Por tani do ta them unë pse nuk vjen të shpjegojë, të japë llogari. Ndonjë punë edhe e ka bërë. Unë vetë i kam parë palmat me sy, ti thua asgjë. Mijëra palma, palma dhe fasada bosh.”

Basha theksoi se Shqipërisë i nevojitet një Kryeministër i vërtet dhe jo një Kryeministër palmash siç Edi Rama është.

Kjo është politika e Ramës, atij nuk i interesuan hallet tuaja dhe zgjidhja e problemeve tuaja. Kjo është politika që e shikon Shqipërinë si një telajo. Kjo është politika që do përmbysim me votë në 25 qershor. Unë nuk do të jem kryeministri i palmave, kryeministri i shatërvanëve, i ekspozitave. Nuk do paguaj 900 euro palmën, unë do të jem kryeministri juaj, kryeministri juaj, i Fierit dhe i gjithë Shqipërisë.”