Ballina Kryesore Basha shpërthen ndaj ndërkombëtarëve: Për ça jeni këtu, për pasarela apo për...

Basha shpërthen ndaj ndërkombëtarëve: Për ça jeni këtu, për pasarela apo për të pirë verën shqiptare?

Kreu i PD, Lulzim Basha ka akuzuar organizatat ndërkombëtare në Shqipëri se nuk reagojnë për protestën e qytetarëve të zonës së Astirit dhe sipas tij po lejojnë vjedhjen e kryeministrit Edi Rama.

Përmes një deklarate për mediat, Basha kërkoi reagimin e tyre dhe kërkoi llogari se për çfarë ndodhen në Shqipëri kur nuk reagojnë.

“Sot dua të denoncoj disa media dhe disa anëtarë të shoqërisë civile. Ata duhet të zgjedhin të bëhen pjesë e krimit dhe vjedhjes së Edi Ramës apo me qytetarët. Kam një pyetje edhe për organizatat ndërkombëtare që lejojnë vjedhjen e hapur. Ku jeni? Për çfarë jeni këtu? Për të bërë pasarela dhe për të pirë verën shqiptare. Vjedhja është e hapur”, tha Basha.

Basha tha projekti i Unazës së Madhe është një projekt korruptiv, ndërsa sipas tij qytetarët që preken nga ky projekte i kanë banesat të gjithë në proces legalizimi dhe duhet të shpronësohen.

“Është bërë gjithçka e nxitin të madh që kapari 40 mln te shkojë në xhepin e Edi Ramës. Garë nuk ka pasur dhe çmimi i prokurimit që është çmim rekord. Kur ke në plan të vjedhësh të erren sytë dhe nuk mund të shohësh ligj kur vjen puna tek pronat e qytetarëve. Propaganda e ndyrë dhe përçarëse e lolos së Edi Ramës, Erion Veliajt që i quan qytetarët shpellorë. Kjo është e drejta banesës dhe norma më e lartë. Edhe në ato raste kur je në proces legalizimi duhet të shpronësohesh thotë ligji, por ky ligj është ndryshuar për ti hapur rrugë hajdutërisë. Por këtë e ndalon Kushtetua. Nuk mund të marrë dikush dëmshpërblim dhe një tjetër të mos marrë. Një pjesë e banorëve janë dëmshpërblyer para se të nisë projekti, E drejta e fituar nuk mund të merret. Banorët e kanë fituar këtë të drejtë me ligjin e miratuar në vitin 2013.

LEXO EDHE:  Rama kërcënon Bashën, ja mesazhi që po "drithëron" kreun e PD-së

Pretendimi se këtu po zbatohet ligji është një pretendim i paskrupullt. Flasin se këta njerëz janë zaptues. Secili prej tyre e ka blerë tokën dhe kane paguar taksat. Asnjë prej tyre nuk është zaptues. Edi Rama mashtron, pasi secili prej tyre është në proces legalizimi. Edi Rama është një hajdut i fiksuar pas vjedhjes. Ka sphikur PPP për të vjedhur shqiptarët. Ai është një njeri që mendon dhe jeton vetëm duke vjedhur. Ai vjedh gjithçka që pret”, tha Basha.