Ballina Kryesore Basha “shpërthen” ndaj Ramës: Je përgjegjësi i vetëm për eksodin masiv të...

Basha “shpërthen” ndaj Ramës: Je përgjegjësi i vetëm për eksodin masiv të shqiptarëve, por ty nuk të …

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me eksodin e Shqiptarëve, duke sulmuar drejtëpërdrejtë kryeministrin Rama.

Sipas Bashës, kryeqeveritari nuk gjen as kohë të pyesë e as të dëgjojë në lidhje me këtë problematikë.

Kryedemokrati thekson se shqiptarët largohen nga vendi për të shpëtuar fëmijët dhe veten nga varfëria, injoranca, krimi dhe droga që pas pushtimit të politikës po pushton dhe ekonominë.

Basha vazhdon më tej duke bërë përgjegjës të vetëm për eksodin e shqiptarëve dhe për krimin e veshur me pushtet në vend, kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Postimi i Bashës
“Pse ikin shqiptarët; për këtë Rama nuk gjen kohë as të pyesë, dhe as të dëgjojë.

Ky është një kryeministër që nuk e bren ndërgjegja asnjë sekondë për faktin se braktisja e vendit është veprim i dëshpëruar nga mungesa e mundësive dhe e shpresës.

Shqiptarët ikin për të shpëtuar veten dhe fëmijët e tyre nga varfëria dhe injoranca; ikin për të shpëtuar nga droga dhe krimi që pasi pushtoi politikën, tani po pushton ekonominë duke u bërë kërcënim për pronën dhe jetën e çdokujt. Shqiptarët ikin nga vendi ku qeveria dhunon në mënyrë sistematike të pamundurit dhe të pambrojturit dhe favorizon e mbështet vetëm kriminelët dhe grabitqarët.

Rama vetë nuk është komentator, ai është në fakt përgjegjësi kryesor për eksodin masiv te shqiptarëve, për krimin e veshur me pushtet dhe për Shqipërinë e mbushur me drogë. Ndaj dita ditës po shtohen raportet dhe vendet europiane që tregojnë atë dhe qeverinë e tij me gisht për kanabizimin dhe kriminalizimin e vendit.

Vetëm të bashkuar dhe të vendosur për tu përballur me të keqen mund ta ndryshojme qeverisjen dhe jetën tonë. Shqipëria ka mundësi të mëdha për të gjithë, nëse qeveriset mirë.”

“Haja dru çdo ditë”, këngëtarja e njohur rrëfen tmerret e dhunës së ushtruar nga ish-i dashuri

Përplasje me armë zjarri në Laç, plagoset një person, shpallet në kërkim autori (Emrat)

Vidhnin makina luksoze me Nokia 3310, arrestohet shqiptari dhe marokeni (Foto)

VIDEO/ 17-vjeçarit nga Shkodra i ikën “tepeleku i kokës”, ngre fshatin në këmbë duke qëlluar me automatik, por…

Maks Velo publikon emrat e spiunëve: Mes tyre miku im dhe gruaja e shkrimtarit të njohur

Kapen me 250 kilogramë drogë, arrestohen dy shqiptarë dhe një italian në Lecce (Foto+Emrat)

Aksion i madh policor në Fushë-Krujë, arrestohet një person

10 vjetori i Pavarësisë/ Rita Ora: Jam shumë e lumtur që kisha kohë të vija këtu…

“Dëgjova në kokë zërat e demonëve”, flet vrasësi 19-vjeçar që ekzekutoi 17 persona

FOTO/ Arrestohen dy shqiptarë në Itali, kapen me 17.5 kg heroinë dhe 50 mijë euro cash (Emrat)

Artikulli paraprak“Mamaja ime zemërflori, ishte e mira e botës…” fjalë e ndjera të vajzës së gazetares që u nda nga jeta
Artikulli tjetërNjihuni përfitimet shëndetësore që kemi nga manaferrat