Ballina Kryesore Sarandë – Basha thumbon Ramën : Je futur në moçal dhe hani...

Sarandë – Basha thumbon Ramën : Je futur në moçal dhe hani e pini në kurriz të shqiptarëve, ndërsa me LSI s’ka më pazare

Kreu i PD, Lulzim Basha ka çelur sot fushatën në Sarandë, ku tha se demokracia duhet të funksionojë për çdo qyetar dhe jo për një grup njerëzish në pushtet.

Kryedemokrati thumboi Kryeministrin Rama duke duke thënë se ne do të thajmë moçalin ku është futur Edi Rama dhe një grup politikanësh sipas tij, të cilët hanë dhe pinë në kurriz të shqiptarëve.

“Je futur në moçal dhe bashkë me një tufë thith lopash të tjera të politikës fryni e këndoni, hani e pini në moçal dhe i keni zënë tokën e bukës një populli të tërë. Prandaj 25 qershori është dita për ta tharë moçalin e për ti larguar njëherë e mirë thitlopat e zhabat nga toka e bukës së shqiptarëve. Demokracia nuk mund të jetë moçali ku fryhen një grush politikanësh. Që të jetë demokraci duhet të funskionojë për cdo qytetar”

Duke u ndalur tek marrëveshja me PS, tha se pjesë e kësaj marrëveshje është reforma kushtetuese që i hap rrugë zgjedhjes se deputetëve nga populli dhe jo nga kryetari i partisë. Kreu i PD tha se qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin, por edhe të shkarkojë deputetët që nuk i përgjigjen interesave të tyre.

Republika e re është vendi ku qytetarët kanë në duar politikën dhe jo politika ka në dorë qytetarët. Kjo fillon me reformën kushtetutese që sot është pjesë e marrëveshjes politike që i hapi rrugë pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhje dhe me këtë reformë kushtetues ju premtoj deputetët që këtej e tutje nuk do ti zgjedhin kryetarët e partive, por do ti zgjidhni ju qytetarët dhe sa më takon mua në parlamentin e ardhshëm ata deputetë që nuk iu përgjigjen ju do të keni mundësinë jo vetëm ti zgjidhni, por edhe ti shkarkoni përpara fundit të mandatit sipas sistemit Recall të SHBA. Ju do të keni pushtetin për të shkarkuar deputetët që nuk ju përgjigjen që shkojnë pas interesit të veta dhe jo interesit tuaj” , deklaroi Basha

LEXO EDHE:  Kapet motoskafi me 1 ton drogë nga Shqipëria, arrestohen 2 shqiptarë dhe 1 italian (Video)

Basha kishte edhe një mesazh për LSI:

Edhe LSI ta ketë të qartë që koha e matrapazëve në politikë që shkojnë sa andej këndaj shit klyshë e bli qen merr fund në 25 qershor. Nuk ka më. Ndaj të gjithë ata votues që jeni tunduar me teserat e partive të pazarit që ua kanë dhënë për tu mbajtur peng, dijeni se votat për këto parti janë vota të hedhura në det, kurrë më pazari “bli klyshë e shit qen” nuk do ecë me PD, mos harroni ne jemi të bashkuar, e gjithë opozita është e bashkuar, ata janë të përcarë. Ne e dimë se ku po shkojmë, tani është koha juaj të bashkoheni” – tha Basha.