Ballina Kryesore Basha : Unë do të jem kryeministri i njerëzve të thjeshtë, Rama...

Basha : Unë do të jem kryeministri i njerëzve të thjeshtë, Rama ska bërë asgjë, është i papërgjegjshëm

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë mitingut elektoral në qytetin e Beratit, akuzoi se nuk ka bërë asgjë në këtë qytet. Sipas kryedemokratit edhe kalldrëmet me të cilat ai mburret janë vepër e pushtetit vendor.

Gjithashtu Basha e quajti Ramen të papërgjegjshëm.

Si asnjëherë në 27 vite, e gjithë opozita është e bashkuar nën siglën e PD, që marshon në zgjedhjet e 25 qershorit me numrin 6 në fletën e votimit.Shpresat dhe ëndrrat tona jën marrë peng nga një klasë politikanësh të korruptuar.Kjo ka ngjallur një mosbesim të njerëzve te politika, katër vitet e fndit e kanë shkatërruar. Pushteti i këtyre katër viteve mori votën me premtime të mëdha dhe pastaj i degdisi premtimet.Çfarë ka bërë Edi Rama në këto katër vite për Beratin? Krenohet ditë për ditë me kalldrëmin. Lulishtja është bërë kalldrëm. Nuk është puna e Kryeministrit, janë vendime të pushtetit vendor. Detyra numër 1 është ekonomia. Keni dëgjuar ndonjë fjalë për ekonominë këto ditë në fushatë nga Edi Rama.Është i papërgjegjshëm” , deklaroi Basha.

Basha premtoi se ai nesër si kryeministër i Republikës së Re do të fokusohet plotësisht në zhvillimin e ekonomisë, duke premtuar ulje taksash, investime në bujqësi dhe arsim.

Kryeministri i Republikës së Re, unë nuk jem Kryeministër i fasadave dhe ekraneve.Unë do jem Kryeministri i njerëzve të thjeshtë të këtij vendi, i halleve tuaja, i projekteve tuaja. Unë do të jem Kryeministri i ekonomisë. Plani im ekonomik ka vulen e ekspertëve të ekonomisë të Angela Merkel, me një plan të fuqishëm ekonomik. Vendim i i parë do jetë ulja e taksave dhe TVSH. Do të investoj fuqishëm tek bujqësia.Të jetë jo thjesht industri mbijetese por pjesë e fuqishme e rritjes ekonomike. Do investoj fuqishëm tek arsimi. Do jem Kryeministri i taksave të ulëta. Hapja e vendeve të punës, hapja e fabrikave në Berat dhe gjithë Shqipërinë” , shtoi Basha.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Peqin, makina humb kontrollin, vdes 48-vjeçarja (Emri)