Ballina Kryesore Batuta në distancë, Meta: Nuk ia kam numrin e telefonit Ramës

Batuta në distancë, Meta: Nuk ia kam numrin e telefonit Ramës

Kryeministri Rama dhe Presidenti Meta duket se nuk e kanë më komunikimin personal mes njëri-tjetrit.

Edhe pse mes batutave, ky duket se është konteksi i deklaratave të fundit që kanë bërë në publik.

Nuk dihet nëse shkak i kësaj “krisjeje” mes dy krerëve më të lartë të shtetit është bërë zv/ministri i Brendshëm aktual, Sandër Lleshi, apo kanë një motiv më të hershëm.

Rama në Report tv u thumbua nga Nikoll Lesi me fjalet: Merri një numër ish-kryeministrit Nikola Gruevski ta kesh rezervë, se si dihet…

Rama: Do ia marr Presidentit (Ilir Meta) se e ka mik Gruevskin.

Presidenti është pyetur për këtë batutë në emisionin “Open” mbëmjen e djeshme.

Meta: Jo vetëm numrin e Gruevksit, po as numrin e Ramës se kam, pasi kam ndërruar celular… por komunikojmë përmes shefave të kabinetit dhe sekretarëve.