Ballina Kryesore Bayern merr barazim pa vlerë, Real siguron finalen e 3-të rradhazi në...

Bayern merr barazim pa vlerë, Real siguron finalen e 3-të rradhazi në “Champions League”

Reali i Madridit ia doli të kualifikohej në finalen e Champions League për të tretën herë rradhazi, pas një ndeshje të dytë dramatike në Santiago Bernabeu, të mbyllur në shifrat e barabarta 2-2, por që i shërbeu rezultati 1-2 në ndeshjen e parë.

Ishte Kimish që zhbllokoi shifrat që në minutën e tretë duke kaluar Bayern-in në avantazh, por Benzema barazoi në minutën e 11-të.

Pjesa e dytë nisi që në sekondat e para me golin e dytë të Benzemasë, pas një gafe fatale të portierit Ulraish duke kaluar Real Madrid-in në avantazh me rezultatin 2-1.

James Rodrigues ishte lojtari që ndezi shpresat për Bayern-in, pasi barazoi shifrat në minutën e 63-të të takimit, por vetëm kaq, pasi ishte portieri Navas ai që shpëtoi në aq shumë raste ekipin madrilen.

Golat:

Real Madrid: Benzema 11′ , 46’

Bayern MunichKimmich 3′, James 63′

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook