Ballina Kryesore BE dhe Shqipëria marrëveshje për luftë kundër krimit të organizuar, sillet sërish...

BE dhe Shqipëria marrëveshje për luftë kundër krimit të organizuar, sillet sërish në vëmendje dosja ‘Tahiri’

Bashkimi Europian dhe Shqipëria nënshkruan një marrëveshje të premten e kaluar për të forcuar koordinimin gjyqësor në luftën kundër krimit të organizuar. Vendi ynë bëhet i treti në Ballkan, pas Maqedonisë dhe Malit të Zi që e nënshkruan këtë marrëveshje. Për palën shqiptare firmosi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ndërsa nga EuroJust, Njësia e Bashkëpunimit Gjyqësor të BE, ishte presidenti Ladislav Hamran.

Në shkrimin e publikuar në faqen e  OCCRP, platforma investigative për krimin dhe korrupsionin, përmendet ndër të tjera edhe fuqizimi i grupeve kriminale në Shqipëri dhe mbështetja që ato gjejnë tek politika. Ilustrim për këtë thotë raporti, është rasti i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Më tej përmendet sasia madhe prej 613 kg kokaine që u kap në Durrës, protestat kundër qeverisë dhe shkrimi i Ramës në “Financial Times”, ku kryeministri tregon përpjekjet në luftën kundër drogës.