Ballina Kryesore Befason botuesi i njohur shqiptar: Adriatik Llalla hyri në luftë me Iluminatin,...

Befason botuesi i njohur shqiptar: Adriatik Llalla hyri në luftë me Iluminatin, ja arsyeja

I ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News, botuesi Alfred Cako komentoi çështjen “Llalla”, e cila është mjaft e përfolur gjatë ditëve të fundit në aktualitetin politik në vend.

Ai deklaroi se arrestimi i Llallës do të ishte një shumbull i keq për drejtësinë shqiptare, ndërsa theksoi se ish-kryeprokurori hyri në luftë me Iluminatin përmes sulmit ndaj Xhorxh Sorosit.

“Prokurori i përgjithshëm zuri atë pozicion që për mua gaboi. Ata që e sollën në pushtet, grupi i Berishës dhe i Metës, i shërbeu dhe nuk ka bërë ndonjë krim. Ky është një vendim i tij politik ndaj pushtetit botëror, me Iluminatin, përfaqësuesi i të cilit ishte Xhorxh Sorosin që bëri reformën në drejtësi bashkë me Rilindjen. Goditja kryesore që vjen, nëse do të vijë ndaj Adriatik Llallës siç ka paralajmëruar ambasadori amerikan, është se do të vijë me presionin e Rrugës së Elbasanit, për shkak se ai kërkoi hetime për grupin e naftës Bankers. Ky do të jetë një model i shëmtuar për politikanët e ardhshëm. Arrestimi i Llallës do të ishte një shembull i keq. Nëse do të arrestohej Llalla do të ishte kërcënim shumë i madh për drejtësinë e ardhshme shqiptare, do të tutelohej nga ndërkombëtarët”, u shpreh Cako.

LEXO EDHE:  Dha dorëheqjen nga Drejtësia, ish-Kryeprokurori i shpëton Vettingut, ja vendimi i KPK-së

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook