Ballina Kryesore FOTO/ Berisha dhe Basha shmangin takimin me Metën, largohen nga Presidenca pas...

FOTO/ Berisha dhe Basha shmangin takimin me Metën, largohen nga Presidenca pas përfundimit të fjalës së tij

Ish-kryeministri Berisha dhe kryetari i Partisë Demokratike nuk e takuan Presidentin e ri të Rebublikës së Shqipërisë në ceremoninë zyrtare të zhvilluar në Presidencë.

Ndërkohë që figura të shquara të politikës në vend përfshirë kryeministrin Rama, kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, ish-Presidentët, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi shkuan të shtrëngojnë duart dhe ta urojnë për detyrën e re Metën.

Ndërsa Basha dhe Berisha preferuan të largoheshin, pa e takuar Presidentin e ri të vendit, Ilir Meta.