Ballina Kryesore Berisha feston 74-vjetorin, zbulohet dhurata e veçantë që i dërgoi Meta (FOTO)

Berisha feston 74-vjetorin, zbulohet dhurata e veçantë që i dërgoi Meta (FOTO)

Ish-kryeministri Sali Berisha feston sot 74-vjetorin e lindjes.

“Sot dita e të gjitha ditëve të mia, 74 vjetori i lindjes!

Falenderim të përzemërt dhe mirënjohje të pakufishme Zotit, familjarëve të mi dhe ju miq të dashur për udhëtimin mahnitës që më keni dhuruar!”, shkruan Berisha në rrjetin social Facebook.

Ndërkohë, me rastin e ditëlindjes, Berishën e ka uruar sot edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta shkruan Balkanëeb.

Meta i ka dërguar Berishës një buqetë me zambakë të bardhë e trëndafila ngjyrë blu, që simbolizojnë dhe ngjyrat e flamurit të Partisë Demokratike.

Burimet pohojnë gjithashtu se bashkëngjitur me buqetën me lule, Meta i ka dërguar Berishës dhe një kartolinë.