Ballina Kryesore Berisha flet hapur: Ky është sistemi i skllavërisë në shtetin e Noriegës,...

Berisha flet hapur: Ky është sistemi i skllavërisë në shtetin e Noriegës, i bëj thirrje prokurorisë të…

Ish-kryeministri Berisha ka vijuar edhe ditën e sotme me denoncimet e tij ndaj qeverisë.

Së fundmi, përmesn një postimi në faqen e tij në “Facebook”, Berisha ka denoncuar një pjesë të administratës publike.

Sipas Berishës, janë 13 bashki në vend dhe një pjesë e institucioneve publike që nuk kanë paguar sigurimet shoqërore për punonjësit e tyre duke i trajtuar si skllevër.

Ish-kryeministri thekson se një akt i tillë antikushtetues meriton ndëshkim ligjor shembullor, ndërsa i bën thirrje prokurorisë të hetojë.

Statusi i plotë i Berishës
“Vete shteti ne te zeze, sistem skllaverie!

Te dashur miq, mediat njoftojne se 13 bashki te vendit dhe nje seri institucionesh publike nuk kane paguar sigurimet shoqerore per punonjesit e tyre duke i mbajtur ata ne te zeze si skllever te vertete. Ky eshte nje akt kriminal, antikushtetues ne shtetin e Norieges, qe meriton ndeshkim ligjor shembullor.

Kjo eshte veper e vjedhjes, shperdorimit te buxhetit te shtetit direkt nga drejtuesit per perfitime personale. Ligjet e vendit parashikojne ndjekje penale per sipermarresit privat qe mbajne qofte dhe dy punetore te pasiguruar, kurse ne shtetin e Norieges, ne sektorin buxhetor jane mijera punonjes te pa siguruar.

Duke denuar me ashpersine me te madhe sistemin e skllaverise shteteror, i bej thirrje prokurorise te vendos menjehere para ligjit keta drejtues te korruptuar! sb”