Ballina Kryesore Berisha paralajmëron Ballën: Në orën 14:00 do të publikohen dokumenta përvëluese

Berisha paralajmëron Ballën: Në orën 14:00 do të publikohen dokumenta përvëluese

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar deputetin socialist, Taulant Balla se në orën 14:00 do të publikoj “dokumente përvëluese”, siç i cilëson ai kundër kreut të grupit parlamentar të PS-së.

Kujtojmë se një ditë më parë ish-kryeministri publikoi një foto të Taulant Ballës me Maksi Beçajn, person i arrestuar për trafik kokaine.

Balla reagoi duke thënë se gjithçka ishte montazh. Por sot ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se do të publikojë dokumente të tjera.

“Ultimatum i qytetarit dixhital per Taulant Bego/Jaris! sb. Lidhur me mashtrimin tuaj se fotoja me te arrestuarin nga policia Maksi Beça esht montim ne rastse nuk kerkon ndjes publike gjere ne ora 14:00 te dites sotme per fyerjen qe me ke bere do perballesh me publikim dokumentash pervluese”, shkruan Berisha në “Facebook”.