Ballina Kryesore Berisha i përplas Ramës, foton e kaskadës së Devollit: E inagurova më...

Berisha i përplas Ramës, foton e kaskadës së Devollit: E inagurova më 13 maj 2013!

Ish-Kryeministri Sali Berisha është detyruar t’ia përplasë sërish në sy, kreut të qeverisë, Edi Rama, një tjetër të vërtetë, që e ka ilustruar me foto, për të argumentuar para shqiptarëve sesi Rama sërish po mashtron.

“Sot, – shkruan Berisha, – Rama mburret me “mashtrimin e Berishës”. Më 13 maj të vitit 2013, unë inaugurova fillimin e punimeve në Kaskadën e Devollit. Rama në atë kohë iu deklaroi qytetarëve në Gramsh se “kjo ishte gënjeshtra e radhës e Berishës”. Ndërsa sot ai poston video dhe përshëndet shqiptarët me këtë “gënjeshtër” të bërë realitet,”përfundon Berisha, mesazhin e shoqëruar me pamjet.

Për të marrë lajmet e fundit të DuaLajm.com, ndiq edhe faqen tonë në Facebook