Ballina Kryesore Berisha publikon mesazhin e qytetarit: Agron Xhafaj sapo ka mbërritur në Romë,...

Berisha publikon mesazhin e qytetarit: Agron Xhafaj sapo ka mbërritur në Romë, shoqërohej nga dy oficerë të policisë shqiptare

Përmes një statusi në “Facebook”, ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se vëllai i ish-ministrit Fatmir Xhafa sapo ka mbërritur në Romë.

Berisha ishte i pari që denoncoi atë që e quajti operacion sekret të udhëtimit të Agron Xhafajt në Itali.

Ndërsa së fundmi, Berisha publikon mesazhin e një qytetari dixhital, i cili e informon se Xhafaj ka mbërritur në Romë rreth orës 11:00 të paradites së sotme.

Ai shton se vëllai i ministrit të Brendshëm shoqërohej nga dy oficerë të policisë shqiptare dhe u mor nga një mikrobus i policisë italiane.

LEXO EDHE:  Berisha nuk i ndahet ish-ministrit të Brendshëm: Habilajt i blenë Saimir Tahirit syze 5000 euro (Foto)

Statusi i plotë
Baroni i droges Agron Xhafa pritet ne aeroportin e Romes nga policia Italiane! sb
Pershendetje Dr, sapo mbrriten ne aeroportin e Romes me avionin e nisur ne ora 04:00 te mengjesit, Agron Xhafa i shoqeruar nga dy oficere te policise shqiptare me te zbritur ne aeroport e moren me nje mikrobuz te veçant police italiane!”

Për të maPër të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook